Për herë të parë, Houthit njoftojnë se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin

Për herë të parë, Houthit njoftojnë se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin

Për herë të parë, Houthit e Jemenit kanë njoftuar publikisht se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin.

Një zëdhënës i grupit Jahja Saree tha se në 24 orët e fundit ata kishin qëlluar disa raketa balistike në qytetin izraelit të Jaffas, shkruajnë mediat e huaja.

“Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe iranian… ky operacion u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal të Izraelit”, tha Saree.

Ndryshe, Houthit janë pjesë e një rrjeti rajonal aleatësh të lidhur me Iranin, i cili përfshin gjithashtu Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit.

Grupi kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana’a, më shumë se një mijë kilometra larg Izraelit.

Ata fajësojnë Izraelin për paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se “cikli i konfliktit” në rajon nxitet nga “krimet e tij të vazhdueshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button