Për herë të parë në Seria A, dy vëllezërit njëri kundër tjetrit

Markus dhe Kefren Turam kanë shkruar historinë e derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit. Të dy vëllezërit kanë zbritur në fushë duke konkurruar njëri-tjetrin, njëri me fanellën e Interit e tjetri me të Juventusit. Kjo është hera e parë në historinë e derbit të Italisë ku dy vëllezër përballen me njëri-tjetrin.

Atmosfera mes tyre nisi që në startin e ndeshjes. Markus me veshjen tradicionale të nxehjes, ndërsa nga ana tjetër Kefren me jelekun e zëvendësuesit.

Të dy përpara startit të takimit afrohen pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur. E gjithë situata shoqërohet me disa batuta mes vëllezërve dhe sigurisht një përqafim i ngrohtë që tregon se dashuria mes tyre shkon përtej rivalitetit më të ashpër të futbollit italian.

Të dy më pas u vunë përballë kur në minutën e 83-të hyri në fushë Kefren për të shkruar historinë e derbit të Italisë që përfundoi me rezultatin 4-4.

LEXO EDHE:

Back to top button