Për herë të parë që nga fillimi i luftimeve aktuale për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, sulmet goditën edhe pjesë të Iranit verior

Gazetare: Ilirida Rashiti

Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u përshkallëzua sërish, duke shtuar mundësinë për një konflikt edhe më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Në njërën anë, Teherani ka nisur sulme të reja ndaj bazave ushtarake amerikane në shtetet fqinje të Gjirit Persik, ndërsa Uashingtoni vazhdoi të godiste vende në të gjithë Iranin gjatë natës, ku sipas zyrtarëve iranianë, sulmet amerikane kanë vrarë më shumë se 35 persona dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Sipas Gardës Revolucionare Iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të vazhdojë të mbetet e bllokuar, duke paralajmëruar se edhe korridoret e tjera për eksportin e naftës dhe gazit  mund të përballen me mbyllje, derisa SHBA-ja të ndërpresë sulmet e saj.

Ndërkohë, Presidenti Donald Tramp, gjatë një takimi i cili u mbajt mbi teknologjinë e mbrojtjes në Pensilvani tha se do të mposht Iranin.

“Vendi po lulëzon dhe Irani do të mposhtet së shpejti. Ata do të mposhten shumë shpejt. Dhe atëherë mendoj se do të jetë edhe më mirë”, deklaroi Donald Tramp.

Ndërsa, Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor, tha të mërkurën në një deklaratë me shkrim, se ushtria e vendit ka liri të plotë për të ndërmarrë masa kundër agresionit të SHBA-së, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të përdorin forcën për të lëkundur marrëveshjen për Ngushticën e Hormuzit.

“Memorandumi i mirëkuptimit është kuptimplotë vetëm për sa kohë që dispozitat e tij mbeten të vlefshme dhe zbatohen. Përndryshe, nëse nuk do të përfitojmë nga marrëveshja, atëherë, sipas politikës ‘sy për sy’ që kam përshkruar më parë, as ne nuk kemi arsye të mbetemi të përkushtuar ndaj saj”, theksoi Mohammad Bagher Ghalibaf.

  • Memorandumi i mirëkuptimit është kuptimplotë vetëm nëse zbatohet
  • As ne nuk kemi arsye të mbetemi të përkushtuar ndaj saj

Tensionet kanë shtuar shqetësimet për furnizimin global me energji dhe kanë ushtruar presion mbi tregjet ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet diplomatike për të rikthyer palët në negociata, mbeten pa rezultat.

 

LEXO EDHE:

Back to top button