Për kaosin e krijuar në Klinikën e Onkologjisë, VMRO akuzon kompaninë farmaceutike që bënë prokurimin e barnave

Për kaosin e krijuar në Klinikën e Onkologjisë, VMRO akuzon kompaninë farmaceutike që bënë prokurimin e barnave

Për të gjithë kaosin e krijuar në Klinikën e Onkologjisë, VMRO akuzon kompaninë farmaceutike që bënë prokurimin e barnave, e cila sipas kësaj partie është e afërt me LSDM-në. Ndërkohë LSDM akuzon se situata e krijuar me mungesën e ilaçeve për të prekurit nga kanceri përbën fatkeqësi, ndërsa është rezultat i qasjes jashtëzakonisht amatore dhe të çorganizuar të qeverisë.

“Pse nuk është reaguar më parë, pse nuk është bërë plan prokurimi, pse u lejua të vihej në pikëpyetje jeta e pacientëve onkologjikë? Këto justifikime janë të palejueshme në rrethana kur rrezikohet jeta e njeriut. A e di qeveria se jeta e pacientëve me kancer metastik është në rrezik dhe varet nga kjo terapi?”, deklaroi Belkiza Zeqiri, nga LSDM.

“Çdo vit dy-tre muajt e parë të vitit ka mungesë të terapive onkologjike, dhe çdo vit e njëjta kompani farmaceutike porukuron ilaçe me çmime enomre të larta, duke keqpërdorur sëmundjen e njerëzve dhe në mënyrë artificiale krijon kriza me ilaçe”, tha Mile Lefkov, nga VMRO. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button