Për një javë me “karrotrec” janë larguar 178 automjete nga sipërfaqet publike

Gjatë javës së kaluar janë larguar 178 automjete nga sipërfaqet publike me automjetet speciale “karrotrec”, informon Qyteti i Shkupit.

Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, 19 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 159 automjete të tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.

“Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë kanë sanksionuar gjithsej 332 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mospagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 19 automjete janë larguar me shërbimin “karrotrec” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking”, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.

Autoritetet e Qyteti dhe Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” u bëjnë apel qytetarëve që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button