“Miss World” u anulua në minutën e fundit kur të paktën 23 vajza u prekën nga COVID-19, duke shkaktuar që organizata të humbasë miliona dollarë.
Kjo u bë e ditur nga një burim i Page Six.
“Ata humbën milionat e kostos së caktuar për të prodhuar konkursin”, tha ai burim.
Konkursi ishte caktuar të zhvillohej më 16 dhjetor në Porto Riko, por u anulua vetëm disa orë para shfaqjes.
Një përfaqësues i konkursit u shpreh se siguria ishte parësore.
“Siguria e të gjithë të përfshirëve duhej të ishte parësore, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë”, tha ai.
Sipas raporteve, 23 nga 97 garuesit rezultuan pozitivë së bashku me të paktën 15 anëtarë të stafit.








