Për shtëpinë e re të Gruevskit në stilin barok, janë paguar 60 mijë euro shërbime komunale

Në Vodno, i arratisuri Nikolla Gruevski do të ndërtonte një shtëpi luksoze në stilin barok, i njohur për qeverisjen e tij. Prokuroria e Krimit të Organizuar në gjykimin në rastin “Parcela në Vodno” paraqiti se çfarë lloj shtëpie kishte imagjinuar dhe planifikuar për të ndërtuar ish-kryeministri. Komuna Qendër leje ndërtimi kishte dhënë në vitin 2011. Atë duhej ta ndërtonte një kompani dhe sipas prokurorisë, Gruevski duhej të ishte pronar i fshehtë. Vendimi për ndërtimin nuk është më i vlefshëm sepse ndërtimi nuk ka filluar në kohë, edhe pse shërbimet komunale janë paguar afër 60 mijë euro. Përveç Gruevskit, në këtë rast është i akuzuar edhe biznesmeni Orce Kamçev. Ai u ankua për trajtimin poshtërues në burgun e Shutkës. Më datën 5 të këtij muaji ai u dërgua në Prokurorinë Krimit të Organizuar për rastin “Perandoria”. Por, para se të arrinte, siç tha, është kontrolluar në mënyrë poshtëruese.

https://www.youtube.com/watch?v=4JJjcynrd78

Jam kontrolluar jashtë ndërtesës, mes dy furgonëve dhe të burgosurit qeshnin jashtë, nga dritaret, pra jo brenda, por në bar. Për herë të parë, prangat e mia ishin të lidhura pas shpine dhe nuk mund të ulesha në furgon sepse stoli ishte vetëm 20-30 centimetra dhe gjatë gjithë kohës duhet të qëndroja në tokë. Ishte thjeshtë torturë. Kaq dua të them. Kjo më pas u konstatua me dëmtimet në dorë dhe incidentin e denoncova në Prokurori”, tha Orce Kamçev, i akuzuar.

Sipas aktakuzës në rastin “Parcela në Vodno”, i akuzuari i parë është Gruevski, i cili ndiqet penalisht për dyshimin e përvetësimit të 1.3 milion eurove nga donacionet për VMRO-DPMNE-në për të blerë parcela tërheqëse. Përveç Gruevskit, akuzohen edhe ish -drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, nëna e Orce Kamçevit dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski. Ky rast u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar e Katica Janevës.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button