Për vitin 2021, Pfizer planifikon të prodhojë 2 miliard doza të vaksinës kundër Covid-19
Pfizer-BioNTech planifikon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës së tyre kundër Covid-19 në 2021, duke rritur prodhimin e planifikuar më parë me më shumë se 50%.
Lajmi u bë me dije nga Ugur Sahin, drejtori Ekzekutiv i kompanisë BioNtech. Sipas tij, rritja e prodhimit vjen jo vetëm për shkak të kërkesës, por dhe për shkak të mundësisë së nxjerrjes së gjashtë dozave në vend të pesë, nga secila shishkë e vaksinës.
Vaksina e realizuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, ka rezultuar nga testimet se është 95% efektive. Ajo ka marrë miratim për përdorim në disa shtete, por Britania e Madhe ishte e para.