Përbërës natyralë që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve nga dielli
Përbërës natyralë që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve nga dielli

Kujdesi për lëkurën është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit dhe është veçanërisht e rëndësishme ta mbroni atë nga rrezet e diellit gjatë verës.
Sigurisht, kujdesi i mëpasshëm është gjithashtu i rëndësishëm, veçanërisht nëse nuk e keni mbrojtur veten mjaftueshëm dhe jeni djegur.
Përbërësit natyralë që me siguri i keni në shtëpi mund të ndihmojnë gjithashtu për të qetësuar skuqjen dhe djegiet. Edhe nëse nuk i keni, ato nuk janë aq të shtrenjta sa shumë produkte kozmetike për këtë qëllim. Këto janë vaji i kokosit dhe aloe vera. Dermatologia Geeta Yadav, themeluese e FACET Dermatology, këshillon që fillimisht të aplikoni aloe vera, e më pas vajin e kokosit.
“Xheli i aloe vera lejon lëkurën të marrë frymë dhe përdoret më së miri në fillim të djegies nga dielli. “Vaji i kokosit përdoret më mirë më vonë në fazën e rikuperimit të djegies, kur lëkura po zhvishet”. Gjithashtu, dermatologia thekson se duhet të shmangni diellin e fortë nga ora 11:00 deri në 15:00 dhe se duhet të përdorni krem kundër diellit me SPF.