Përcaktohen skuadrat finaliste të “Super Bowl 2023”

Në edicionin nr.57 të Super Bowl, që do të zhvillohet më 12 shkurt, do të përballen ekipet e Philadelphia Eagles dhe Kansas City Chiefs. Sot janë luajtur dy finalet në Konferencat përkatëse, duke nxjerrë dhe duket ekipet më të mira, që do të luajnë për trofeun e madh të NFL (National Football League).

Ekipi i Philadelphia Eagles mposhti me lehtësi 31-7 rivalët e San Francisco 49ers, në një ndeshje pa shumë histori. Ndërsa në takimin tjetër, ekipi i Kansas City eliminoi rivalët e Cincinnati Bengals, në një ndeshje me shumë rivalitet, fituar 23-20, ku shpeshherë pati pakënaqësi për gjykimin.

Ndeshja finale e Super Bowl do të organizohet në “State Farm Stadium”, në Glendale të Arizona. Kjo është hera e tretë që ndeshja më e famshme e Amerikës zhvillohet në këtë stadium, me një kapacitet deri në 65 mijë vende.

Për ekipin e Kansas City Chiefs kjo është hera e tretë që kualifikohet për në finalen e Super Bowl në katër sezonet e fundit. Gjithsesi, ekipi i Philadelphia Eagles ka treguar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, që i ka fituar me lehtësi, ndaj kjo finale nuk ka favoritë për momentin.

LEXO EDHE:

Back to top button