Përcaktohet dyshet e çerekfinales në Paris

Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë të Grand Slam në “Roland Garros”. Nuk ka surpriza te meshkujt, teksa tenistët më të mirë avancojnë më tej. Numri 1 në botë, serbi Novak Gjokovic, fitoi 3-0 ndaj argjentinasit Diego Schëartzman, ndërsa fitore të vështirë korri Rafael Nadal, që mundi 3-2 kanadezin Feliks-Auger Aliassime. Për spanjollin një ndeshje e vështirë, pasi vuajti shumë për të shkuar mes 8 më të mirëve, pas më shumë se 4 orësh lojë. Nadal e Gjokoviç, tani do të luajnë mes tyre në çerekfinale.

Një tjetër spanjoll që avancon është Karlos Alkaraz, që mposhti 3-0 rusin Karen Kaçanov. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe tenisti gjerman Aleksander Zverev, numri 3 në botë, që mundi 3-0 spanjollin Zapata Miralles.

Te femrat, në çerekfinale avancojnë kanadezja Lejlla Fernandez, që mundi 2-1 Arina Anisimova të Amerikës. Më tej shkon edhe Kori Gauff e Amerikës, që mposhti 2-0 belgen Elise Mertens. Surprizë kualifikimi i italianes Martina Trevisan, që eliminoi Aliaksandra Sasnoviç të Rusisë, ndërsa amerikania Sloane Stefens mundi 2-0 zviceranen Jil Teiçman.

LEXO EDHE:

Back to top button