Përcaktohen dyshet e gjysmëfinales në “Uimbëlldon”

Janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Grand Slam të “Uimbëlldonit” në konkurencën e femrave, që kanë përcaktuar 4 tenistet që do të shkojnë në gjysmëfinale.

Tensitja çeke Karolina Pliskova mundi 2-0 (6-2, 6-2) zviceranen Viktorija Golubic. Përballë saj do të jetë tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, që në çerekfinale fitoi po 2-0 (6-4, 6-3) ndaj tunizianes Ons Jabeur.

Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë tenistja gjermane Anxhelik Kerber dhe ajo australiane Eshli Barti. E para mundi 2-0 (6-2, 6-3) çeken Karolina Muçova. Ndërsa Barti, numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-1, 6-3) me kroaten Ajla Tomljanoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button