Përdhunohet policja italiane në Napoli, nga një emigrant

Përdhunohet policja italiane në Napoli, nga një emigrant

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli. Një emigrant nga Bengala, Indi ka përdhunuar një police në Napoli, e cila sapo kishte përfunduar turnin.

Policja u përdhunua në port, sipas medieve italiane. Emigranti fillimisht e goditi me gur në kokë. Efektivja është dërguar në spitalin Cardarelli ku ka marrë mjekim. I akuzuari u arrestua menjëherë nga kolegët e polices. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe dhunë seksuale të rëndë.

Dinamika e ngjarjes

Policja tha se kishte mbaruar turnin (nga ora 19 në 24) në një komisariat të qytetit dhe teksa po ecte drejt portit ku kishte parkuar makinën në vendet e rezervuara për urdhrin e forcave , ajo e kuptoi se po ndiqej. Ajo kishte armën e shërbimit por nuk kishte kohë të mbrohej pasi sulmuesi e goditi shpejt me gur dhe më pas tentoi ta mbyste.

Identifikimi  dhe arrestimi

Ka qenë policja ajo që ka dhënë alarmin. I akuzuari për përdhunimin është një 23-vjeçar me precedentë policor i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në territorin kombëtar dhe u kap menjëherë pas alarmit të ngritur nga gruaja e cila mundi të siguronte një identikit të saktë.

LEXO EDHE:

Back to top button