Përdorimi i tepruar i ekraneve nga fëmijët, shqetësues

Përdorimi i tepruar i ekraneve nga fëmijët, shqetësues

Gazetar: Avni Tahiri

Me përfundimin e vitit shkollor, fëmijët rikthehen edhe më fuqishëm në përdorimin e celulareve dhe teknologjisë. Në të shumtën e rasteve i përdorën për lojëra online dhe rrjete sociale, që shpesh janë të rrezikshme për fëmijët. Qytetaret fenomenin e përdorimit të celulareve në vend të leximit të librave në pushimet verore e shohin si shumë shqetësues. Fajësojnë edhe prindërit që nuk i angazhojnë fëmijët të merren me aktivitete të ndryshme gjatë pushimit veror.

“Vetëm në telefon rrinë, si të nise të dije pakës fëmija dhe në telefon. Kjo është e dëmshme? Si nuk është e dëmshme, shumë. Në kohen tonë ose lexonim lektyra ose kishim ndonjë punë, nuk merreshim me punë të tilla. E tani a lexon dikush? Jo, askush, vetëm në telefon rrinë dhe për atë kemi ngelë kështu, siç jemi duke punuar ashtu edhe kemi mbet”, tha një qytetar.

“Me vjen keq për të vegjlit që e bëjnë por kanë prindër. Mendon se prindërit janë fajtorë? Mendoj se po, prindërit. Teknologjia është teknologji por duhet të ndalohet pakës. Në kohen tuaj keni lexuar libra në pushime, tani lexojnë? Po edhe tani lexoj libra. Tani, varet, mbesa lexon ndërsa nipi kënaqet me telefonin.”Si ti kontrollojnë prindërit? Tu kushtojnë më shumë vëmendje, çdoherë thuan që janë të lodhur, edhe unë kam qenë prind e fëmijëve të vegjël, nuk kishim as telefona dhe i mendonim çfarë bëjnë në shtëpi, vjen pushimi e çfarë bëjnë tani në shtëpi?”, tha një qytetare.

“Për mua nuk është punë e mirë që të përdorët nga fëmijët, dhe mendoj se duhet nga mosha 16 vjeçare apo 18 vjeçare është në rregull por përdorimi nga fëmijët edhe të rinjtë mua nuk me pëlqen”, shtoi një qytetare.

Sipas eksperteve një nga efektet negative të përdorimit të tepërt të teknologjisë, posaçërisht të rrjeteve sociale, është mundësia që fëmijët t’i ekspozohen ngacmimit kibernetik apo bullizmin kibernetik, i cili ka pasoja negative në shëndetin mendor të fëmijëve. Ekspozimi i pa monitoruar nga më të rriturit mund t’i mundësoj fëmijëve që të jenë në kontakt me aktivitete që promovojnë vetë-dëmtimin apo sjellje të rrezikshme siç ishte rasti edhe me lojën online të njohur si Balena blue. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button