Pas emocioneve fillestare në javët e para të rrjetit të ri social, Threads nuk po tërheq më aq vëmendje.
Mark Zuckerberg dhe Meta lansuan Threads si një konkurrent kryesor i Twitter-it të Musk (X). Që në fillim, gjatë javëve të para, Trades u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në botë dhe në vetëm pak ditë tërhoqi më shumë se 100 milionë përdorues.
Mirëpo, pas entuziazmit fillestar të shkaktuar nga risia e internetit, përdoruesit shkarkojnë aplikacionin, panë se çfarë kishte në të, krijuan profile – dhe më pas një numër i madh i tyre u larguan nga rrjeti dhe nuk u kthyen më.
Sipas Reuters, pothuajse gjysma e atyre përdoruesve që fillimisht krijuan profile në këtë rrjet nuk janë kthyer.
Mesa duket Zuckerberg e ka pritur këtë gjë të cilën e ka konfirmuar në takimin me aksionerët. Megjithatë, ai beson se numri i përdoruesve të Threads do të stabilizohet dhe funksionet e reja që po përgatiten për platformën do të ndihmojnë në këtë.
Mbetet për t’u parë se sa mirë funksionet e reja do të tërheqin dhe mbajnë përdoruesit. Në të kaluarën, Meta nuk ka qenë në gjendje të mbajë përdoruesit e projekteve të saj të reja dhe një shembull kryesor i kësaj është Metaverse, i cili doli të ishte një projekt që nuk ishte aq popullor dhe fitimprurës sa pritej.
Republika.mk – Përmbajtja, zgjidhjet grafike dhe teknike janë të mbrojtura me publikim dhe me të drejtë autori. Plagjiatura dënohet me ligj. Lejohet shkarkimi i pjesshëm i përmbajtjes me të drejtë autori (teksti dhe fotot) duke u lidhur me përmbajtjen e cituar.








