Perëndimi dënon “luftën e Putinit” si një “ditë të errët për Evropën”
Perëndimi dënon "luftën e Putinit" si një "ditë të errët për Evropën"

Dënimi ndërkombëtar i pushtimit rus të Ukrainës ka qenë i shpejtë dhe i mprehtë, me disa liderë që kanë premtuar gjithashtu një valë të re, më të ashpër sanksionesh ndaj Moskës në orët e ardhshme.
Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi operacionin ushtarak të Rusisë “në termat më të fortë të mundshëm”, duke e quajtur atë një “akt të pamatur të Presidentit Putin”, një “ditë të tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë të errët për Evropën”.
“Nuk ka asnjë justifikim për asnjë nga këto – kjo është lufta e Putinit,” u tha Scholz gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.