Perëndimi shqetësohet nga programi raketor i Iranit
Perëndimi shqetësohet nga programi raketor i Iranit

Irani ka lançuar me sukses një satelit në orbitën e Tokës si pjesë e programit të shumëkritikuar nga Perëndimi se përmirëson kapacitetin e raketave balistike të Teheranit.
Lansimi i satelitit është bërë në javën e ngritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit dhe sulmeve iraniane në Pakistan.
Sateliti Soraya është vendosur në orbitë 750 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. Ajo është dërguar në qiell me raketën Qaem 100. Nuk dihet qëllimi i këtij sateliti.