Perez i kënaqur me rikthimin e Diazit nga Milani

Mesfushori Brahim Diaz, pas tri sezonesh me fanellën e Milanit, do të rikthehet te skuadra e Real Madrid, që ka edhe kartonin e lojtarit. 23-vjeçari është prezantuar në Madrid dhe bashkë me të në konferencën për shtyp ka qenë presidenti Florentino Perez, që ka vlerësuar këtë rikthim.
“I japim mirëseardhjen një prej lojtarëve që do ta bëjë skuadrën tonë edhe më të fortë. Objektiv ynë është të përmriësojmë edhe më shumë ekipin tonë. askush nuk duhet të ketë dyshime, pasi do të vazhdojmë për të ndërtuar një ekip fitues”, tha Florentino Perez.
“Çdo fitore na jep një shtysë të madhe për trë arritur një tjetër dhe ky është objektiv e motivimi i Real. Brahim Diaz rikthehet në Madrid dhe i uroj mirëseardhjen në shtëpi. Që në momentin e parë që biseduam ai shprehur dëshirën për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi, për të shkruar me të arta emrin edhe këtu”, tha Perez.
“Rikthehet në shtëpi pasi la shumë gjurmë me fanellën e një skuadre të madhe si Milan, një klub legjendar. E dimë se sa ke vuajtur për ta riveshur këtë fanellë dhe tifozët e Real Madrid do ta vlerësojnë futbollin tënd, magjinë tënde. Jemi të lumtur për rikthimin tënd këtu”, u shpreh Perez.