Perez kërkon me çdo kusht sulmuesin e Borusia Dortmundit

Xhud Belingam tashmë dihet se është një lojtar me kapacitet të lartë dhe që është në qendër të vëmendjes nga të gjitha klubet e mëdha evropiane.

Liverpulli dhe Real Madrid janë ato dy klube të cilat janë më afër lojtarit dhe më të interesuara deri më tani. Real Madridi në fakt ka vendosur se sa do të jenë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e mesfushorit të talentuar anglez.

100 milionë euro është pragu përtej të cilit “Los Blancos” nuk kanë ndërmend ta kalojnë. Për të bindur lojtarin të transferohet në Spanjë, Florentino Perez po mendon të përdorë Zinedine Zidane për ta bindur.

Pse? Sepse Florentino Perez e di që Zizu është idhulli i Bellingamit dhe shpreson që zëri i legjendës franceze të jetë i dobishëm për transferimin e lojtarit në Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button