Perez: Lojtarët e dënuar do të luajnë në Botërorin që ne do të krijojmë

Presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez, ka deklaruar se lojtarët që nuk do të lejohen që të luajnë në Botërorin “Katar 2022” në Katar, të njëjtit do të luajnë në Botërorin e ri , të krijuar nga kreu i Superligës Evropiane. Ditë më parë u lansua lajmi se 12 skuadra evropiane do të formojnë një garë evropiane të quajtur “Euroliga Evropiane”. Kjo garë do të përfshin 20 klube, 15 klube themeluese dhe 5 klube të tjera.

 

Ky format i ri i futbollit evropian ka marë reagim të ashpër nga Federatat e Futbollit dhe spektatorët. Një prej kanosjeve ishte që futbollistët që do të luajnë në Superligë, nuk do të kenë të drejtë loje për kombëtaret në Kampionatin Evropian ose atë Botëror. Andaj Florentino Perez është duke u përgatitur që të sigurojë se kjo çështje nuk është ndodnjë problem.

“Në rast se lojtarët që luajnë në Superligë janë të dënuar nga paraqitja në Botërorin 2022në Katar, atëherë ne do të formojnë Botërorin tjetër. Nuk është një gjë e madhe,” ka thënë mes tjerash, Perez.

 

Numri një i Real Madridit, në deklaratën zyrtare nga Superliga potencoi se këtë lëvizje e bën për adhuruesit e futbollit.

 

“Ne do të ndihmojmë futbollin në secalin nivel që të ketë pozitën e vet të vërtetë në botë. Futbolli është sporti I vetëm gobal në botë me më shumë se 4 bilion tifoz dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është që të përgjigjemi këtyre dëshirave,” tha mes tjerash Perez.

 

LEXO EDHE:

Back to top button