Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, Minçev: Përgatisim ligj cilësor

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, Minçev: Përgatisim ligj cilësor

Përfaqësimi i drejtë nuk është pjesë e këtyre zgjidhje ligjore për administratën publike. Ministri Minçev tha se grupi i punës është duke përgatitur draftin e ri por nuk potencoi se kur ai do të jetë gati. Sipas tij, grupi i punës përbëhet nga ekspertë dhe jo politikanë.

“Atë duhet ta bëjnë ekspertë nga fusha e Kushtetutës. Një grup i tillë pune në qeveri ekziston dhe pandalur punon për një zgjidhje ligjore. Nuk është e rëndësishme se kur kjo zgjidhje do të miratohet por duhet të jetë cilësore, afatgjate dhe të gjejë zbatim. Gjegjësisht zbatimi, është shumë më i rëndësishëm sesa kur ligji do të miratohet. Kur të ketë të krijuar një draft të tillë ligjor, duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, të marrim mendim pozitiv dhe pas asaj ta fillojmë procesin e miratimit të atij ligji”, deklaroi Goran Minçev, ministër i Administratës. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button