Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll regjistroi fitoren e dytë në sfidën e pestë në Botërorin në Kroaci, duke mundur kombëtaren e Katarit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll regjistroi fitoren e dytë në sfidën e pestë në Botërorin në Kroaci, duke mundur kombëtaren e Katarit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll regjistroi fitoren e dytë në sfidën e pestë në Botërorin në Kroaci, duke mundur kombëtaren e Katarit me rezultat 39-34. Me këtë fitore, Maqedonia do të luftojë për një vend nga pozita e 13 e deri në pozitën e 16-të në Botërorin në Kroaci, Danimarka dhe Norvegji. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 21-17, ndërsa në vazhdim hendbollistët e Maqedonisë arritën që të mbajnë këtë diferencë dhe ta shtojnë për edhe një gol, pran rezultatit 39-34. Filip Kuzmanovski dhe Zharko Peshevski ishin më efikas te Maqedonia me nga 6 gola. Sfidën e fundit Maqedonia do ta zhvillojë të shtunën, më 25 janar, në orën 20.30 kundër kombëtares së Francës, e cila është favorite edhe për medaljen e artë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button