Përfitimet që merr organizmi pas konsumimit të lëngut mollë me karrotë

Përfitimet që merr organizmi pas konsumimit të lëngut mollë me karrotë

Karrota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë.

Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme të listuara:

Mbani larg radikalet e lira

Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.

Zbusni rrezikun e diabetit

Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.

Mbani peshë më të mirë

Lëngu i karrotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol. Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë

Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak. Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut .

Sy të mprehtë

Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.

Imunitet më të fortë

Karrota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.

Kocka dhe dhëmbë të fortë

Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë kalçium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Shëndeti i traktit urinar

Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar. Kujdes Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij. Nëse e teproni, karrota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës. Nëse e teproni fibra mund të ndërveprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve.

LEXO EDHE:

Back to top button