Përfitimet shëndetësore nga të qëndruarit pa pirë alkool për 30 ditë
Përfitimet shëndetësore nga të qëndruarit pa pirë alkool për 30 ditë
Pasi shumë persona konsumojnë sasi të konsiderueshme të alkoolit dhe përjetojnë vështirësi në jetën e përditshme, kalimi i një muaji pa alkool mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore.
Fox News ka shkruar pesë përmirësime që mund që ndodhin në jetën e përditshme kur nuk konsumohet alkool për 30 ditë.
Gjumë më i mirë
Eliminimi i alkoolit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Përdorimi i alkoolit para gjumit shpesh e prish ciklin e gjumit, duke e lënë trupin të lodhur. Pa alkool, njerëzit do të mund të zgjohen më të freskët dhe të ndihen më të vëmendshëm në mëngjes.
Shëndet më i mirë i mëlçisë
Konsumi i alkoolit lidhet me sëmundje të mëlçisë, si dhjamosja e saj dhe hepatiti. Duke shmangur alkoolin, ky organ ka mundësinë të shërohet nga dëmtimet e shkaktuara.
Humbje e peshës
Alkooli ka shumë kalori dhe nuk përmban vlera ushqyese, gjë që mund të çojë në shtimin e peshës. Ndërprerja e konsumit të alkoolit mund të ndihmojë në humbjen e peshës, sidomos për ata individë që konsumojnë alkool shumë shpesh.
Përmirësimi i funksionit të trurit
Një muaj pa alkool mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit dhe humorit. Alkooli ndikon negativisht në kujtesë dhe gjykim. Një pauzë nga kjo pije mund të ndihmojë trurin të rikuperohet dhe të funksionojë më mirë.
Përmirësimi i tretjes
Alkooli mund të irritojë sistemin tretës, duke shkaktuar probleme si aciditeti dhe dhimbjet në stomak. Një muaj pa alkool mund të lejojë sistemin tretës të shërohet dhe të ndihmojë në uljen e inflamacionit.
Marrja e një pushimi prej 30 ditësh nga alkooli është një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin në përgjithësi dhe për të lejuar trupin të rikuperohet.