Përforcimi i parë për Niko Kovaçin dhe Borusia Dortmundi vjen nga Londra

Skuadra e Borusia Dortmundit ka arritur marrëveshje me Çellsin për huazimin e Karnej Çukvuemeka. Futbollisti anglez do të huazohet për gjashtë muaj te ekipi nga Bundesliga.

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – skuadra e Dortmundit e ka të drejtën për të blerë kartonin e plotë të lojtarit në fund të edicionit për 40 milionë funta.

Sot do të kryen testet mjekësore dhe mesfushori do të jetë transferimi i parë i trajnerit të ri, Niko Kovaç, i cili sot filloi punën te Borusia Dortmundi.

21-vjeçari ishte transferuar te “Blutë” e Londrës gjatë vitit 2021 për 18 milionë euro nga Aston Villa./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button