Përfundimisht largohet nga futbolli arbitri që konsumoi kokainë

Pak muaj më parë, Dejvid Kote u bë pjesë e një skandali, ku gjyqtari britanik i futbollit shfaqej duke konsumuar kokainë. Më herët ai ishte pjesë e një tjetër video ku ofendonte trajnerin Jurgen Klop, por edhe skuadrën e Liverpullin, veprime për të cilat nuk pendohej.  Pasi u njoh me vendimin e federatës angleze të futbollit për shkarkimin e tij, Coote ka vendosur të mos e kundërshtojë vendimin, duke bërë që ai të largohet përfundimisht nga futbolli.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, 42-vjeçari është dakordësuar me vendimin e marrë dhe nuk do të apelojë për të kërkuar të drejtën e tij, kështu që karriera si arbitër futbolli mund të themi se ka përfunduar.

Ai menjëherë u vendos nën hetim nga autoritetet e drejtësisë, por kujtojmë që videot ishin regjistruar këtë vit, në periudhën kur zhvillohej kampionati evropian i futbollit në Gjermani. Kote u filmua së bashku me një mik të tij, ku fyente trajnerin Klop, ndërsa u shkarkua menjëherë nga detyra. Vetëm pak ditë më parë ai u shfaq sërish duke thithur kokainë, duke përkeqësuar edhe më tej pozitat e tij./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button