Përfundoi mësimi edhe për filloristët, sot shumë pak nxënës në oborret e shkollës

Përfundoi mësimi edhe për filloristët, sot shumë pak nxënës në oborret e shkollës

Gazetar: Avni Tahiri

Në ditën e fundit të përfundimit të vitit shkollor në oborret e shkollave fillore vëreheshin shumë pak nxënës.
Nga sot edhe zyrtarisht përfundoi mësimi për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme vitin shkollor e përfunduan me 10 qershor. Java e shtuar për filloristët nuk ka qenë aspak efektive për shkak të temperaturave të larta thotë Teuta Imeri, drejtoreshë e Shkollës Fillore Ismail Qemali në Çair.

“Të gjithë jemi në punë, nxënës kemi pak, si zakonisht ditët e fundit për shkak të temperaturave të larta nxënësit edhe nuk vinë në mësim, ata që i përfundojnë notat e fundit, kthimin e librave, lektyrave, mësimdhënësit janë në punë dhe e respektojmë orarin.. Interesimi i nxënësve ka rënë dhe pas rritjes së temperaturave fëmijët e humbin edhe interesimin për mësim por këto 10 ditët e fundit të javës janë të lodhshme për nxënësit dhe ka qenë interesimi i dobët e sidomos në orët e para që të zgjohen nga gjumi, mbase janë mësuar se me 10 qershor përfundon edhe viti shkollor”, deklaroi Teuta Imeri, drejtoreshë e Shkollës Fillore Ismail Qemali në Çair.

Në shkollën Ismail Qemaili deri tani në klasën e parë janë regjistruar mbi 160 nxënës, por pritet që deri në shtator ky numër të rritet. Edhe filloristët edhe gjimnazistët këtë vit kishin pushim pranveror. Semimaturantët, këtë muaj do të mund të regjistrohen në arsimin e mesëm. Regjistrimi i nxënësve në qershor do të bëhet në dy afate. Sipas konkursit për regjistrim në arsimin e mesëm, regjistrimi i parë do të bëhet nga data 20 deri më 25 qershor dhe i dyti më 1 dhe 2 korrik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button