Përfundon misioni i paqes në Afganistan, Pendarovski dhe Sheqerinska falënderojnë ushtarët

Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut përfunduan pjesëmarrjen në misionet e NATO-s në Afganistan dhe janë kthyer në vend. Në shënimin e ceremonisë së rikthimit të tyre, Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska përshëndetën meritat e anëtarëve të ushtrisë për anëtarësimin e vendit në NATO. Nga viti 2002 rreth 3,000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë nga vendi punuan si oficerë shtabi, anëtarë të njësive kryesore të sigurisë së komandës, instruktorë në ekipe mentorimi dhe ishin pjesë e ekipeve mjekësore. Që nga viti 2015, anëtarët e Ushtrisë kanë kontribuar në misionin pasardhës, “Mbështetje e vendosur”, me 500 anëtarë në Komandën e Trajnimit, Këshillimit dhe Ndihmës në Kabul. Rëndësinë e misionit të këtyre trupave në Afganistan e potencoi edhe komandanti i parë i kontingjentit të Ushtrisë në ISAF, nënkoloneli Feto Bajrami.
https://www.youtube.com/watch?v=g-qvZ0OJsAI
“Vendimi politik për dërgimin e ushtarëve tanë në shtete të huaja është gjithmonë një ndër dilemat më të vështira para të cilave politikanët duhet të arsyetohen, por sot, nga kjo perspektivë, jam i bindur se atëherë ishte sjell vendimi i drejtë. Politikanët shpesh nuk janë pajtuar mes tyre për shumë tema, por kur bëhet fjalë për dërgimin e njerëzve tanë në misione të paqes, parlamenti gjithmonë vendimet i ka miratuar njëzëri”, tha Stevo Pendarovski, President.
“Që nga fillimi në vitin 2002 treguam se jemi besnikë të vlerave, parimeve dhe vendimeve të Aleancës. Vendimi i 2002-shit të largët që të shkohet në mision në Afganistan nuk ishte i lehtë por qëndrueshmëria këto 20 vjet, madje edhe në momente dëshpërimi, ishte edhe më e rëndësishme. Anëtarësimi jonë është meritë e të gjithëve mbi 500 anëtarëve të misionit “mbështetje e vendosur” dhe të mbi 3 mijë anëtarëve në misionin paraardhës ISAF i cili ka filluar në 2002”, u shpreh Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.