Përgatitja e shportës konsumatore për familje me katër anëtarë është në fazën përfundimtare

Përgatitja e shportës konsumatore për familje me katër anëtarë është në fazën përfundimtare

Gazetar: Angel Dimovski

Edhe pse autoritetet fillimisht njoftuan shportë qeveritare konsumatore për familje me tre anëtarë, papritmas ajo u bë për familje me katër anëtarë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, thotë se me shportën e tyre do të kryejnë analiza të disa marketeve ku do të merret çmimi më i volitshëm i produktit dhe e gjithë kjo do të shpallet publikisht.

“Një familje me katër anëtarë, sa duhet të shpenzojë për një muaj për ushqim, pije, veshmbathje e kështu me radhë? Shporta jonë konsumatore do të marrë në konsideratë tre deri në pesë markete ku do të merret çmimi më i volitshëm dhe si informacion do të shtohet në shportën konsumatore”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i ekonomisë.

Durmishi thotë se po presin raport tjetër nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe bazuar në të, do të vendosin nëse do të ketë masa të reja për tregtarët.

“Pas 30 qershorit, Inspektorati shtetëror i tregut duhet të paraqesë njoftim tjetër bazuar në kontrollet e kryera. Nëse kemi sjellje devijante nga tregtarët, pra rritje enorme të çmimeve, derisa t’i zbatojmë ato, ose derisa të realizojmë masat e tjera, do të shkojmë me këto zgjidhje afatshkurtra, sepse e dimë që ato kanë dhënë rezultatet e tyre, për shembull në mars, prill e kështu me radhë”, shtoi Besar Durmishi – Ministër i ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë tregoi se numërimi i anëtarëve të sindikatës është në fazën përfundimtare dhe pas përfundimit, do të formohet menjëherë një Këshill ekonomik-social, ku do të dorëzohet shporta konsumatore qeveritare. Ai shtoi se Ministria e Ekonomisë do të propozojë që të gjithë shitësit me pakicë dhe marketet të shënojnë në raftet se cilat produkte janë vendore dhe cilat janë të importuara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button