Përgënjeshtrohet informacioni për viktimën e pestë nga trazirat në Kongresin amerikan

Zyra e policisë së Kongresit Amerikan njoftoi se nuk reflekton të vërtetën informacioni se një efektiv policie ka humbur jetën gjatë bastisjes së Kongresit nga disa mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në ngjarjet gjatë bastisjes së Kongresit nga protestuesit mbështetës të Trump-it ku u plagosën mbi 50 policë, ishte pretenduar se ka humbur jetën edhe njëri prej policëve, i cili ishte plagosur në kokë gjatë përleshjeve, , transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve të Policisë së Kongresit Amerikan njoftoi se gjatë ngjarjeve të përjetuara në Kongres janë plagosur shumë efektivë të policisë dhe se disa prej tyre janë trajtuar në spital, por se nuk ka humbur jetën ndonjë polic.

Në këtë mënyrë ende është 4 numri i personave që kanë humbur jetën gjatë ngjarjeve të ndodhura në Kongresin Amerikan.

Zyra e policisë së Kongresit u përball me kritika me arsyen për pamjaftueshmëri për të marrë nën kontroll ngjarjet.

Pas debateve lidhur me dobësinë e sigurisë, u njoftua se shefi i policisë së Kongresit, Steven Sund, do të japë dorëheqjen nga detyra e tij.

Zëdhënësi i zyrës policore të Kongresit, Gus Papathanasiou, njoftoi se Sund do të largohet nga detyra e tij më 16 janar.

Pas tubimit para Shtëpisë së Bardhë, dhjetëra mijëra protestues, mbështetës të presidentit Trump, marshuan drejt Kongresit Amerikan në momentet kur po mbahej seanca e miratimit të votimit të Këshillit Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale.

Mes protestuesve dhe policisë u shënuan përplasje, ku dhe një pjesë e protestuesve hynë në ndërtesën e Kongresit pasi kapërcyen barrikadat.

Në kongres u dërguan forcat e Gardës Kombëtare për të ndërhyrë ndaj ngjarjeve dhe Pentagoni njoftoi se ka mobilizuar Gardën Kombëtare në gjithë Washingtonin.

Pas marrjes nën kontroll të ngjarjeve në Kongres filloi sërish seanca e përbashkët ku u konfirmua se Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button