Përgjigjet e këtyre dy pyetjeve mund të përcaktojnë se sa do të zgjasë martesa juaj
Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ekziston një formulë për një martesë afatgjatë, përgjigjja për këto dy pyetje mund të jetë çelësi.

Gjegjësisht, ekonomistët Leor Fredberg dhe Stephen Stern kryen një studim në Universitetin e Virxhinias ku u bënë 4242 çifteve dy pyetje të thjeshta dhe më pas i ndoqën për gjashtë vitet e ardhshme.
Këto janë pyetjet:
Sa i lumtur jeni në martesën tuaj në krahasim me sa i lumtur do të ishit nëse nuk do të ishit i martuar?
Si mendoni se partneri juaj iu përgjigj kësaj pyetjeje?
Rezultatet treguan se ata që u përgjigjën se do të ishin po aq të lumtur duke qenë beqarë ishin ata që u divorcuan brenda këtyre gjashtë viteve.
“Ideja e dashurisë këtu është që partneri juaj përfaqëson një lloj të veçantë lumturie për ju”, shpjegon Fredberg, duke vazhduar: “Ndërsa të gjithë kanë disa probleme që mund të ndikojnë negativisht në lumturinë, thjesht fakti që partneri juaj është këtu pranë jush duhet t’ju bëjë më të lumtur”.
I njëjti studim tregoi se vetëm 40 për qind e të anketuarve ishin në gjendje të parashikonin përgjigjen e partnerit të tyre për këtë pyetje, dhe deri në 60 për qind nuk ishin në gjendje të jepnin me saktësi disa informacione bazë për partnerin e tyre.
Përafërsisht 50 për qind e martesave përfundojnë me divorc, kështu që ky test i vogël mund të jetë një gjë e mirë dhe një vlerësim për të përcaktuar qëndrueshmërinë, ose zgjidhjen e mundshme të një martese.