Përgjysmohet besimi në ambiciet e Putinit për shpenzimet në siguri

Rezultatet e dala nga hulumtimi i kryer në Rusi për periudhën kohore 2018-2020, tregojnë se mbështetja e rusëve për rritjen e shpenzimeve për forcat e sigurisë dhe ushtrinë ruse është përgjysmuar.

Derisa në vitin 2018, nga të anketuarit 29% e mbështetnin rritjen e shpenzimeve për forcat e sigurisë, në vitin 2020 kjo mbështetje është përgjysmuar duke rënë në 15%.

Pothuajse rezultate të njëjta kemi edhe kur janë në pyetje shpenzimet për ushtrinë ruse, deri sa në vitin 2018, 17% e të anketuarve ishin për rritjen e shpenzimeve për ushtri, në vitin 2020 mbështetja është përgjysmuar duke rënë në 8%.

Deri tek përgjysmimi i numrit të atyre që mbështesin rritjen e shpenzimeve për siguri dhe mbrojtje si duket ka ndikuar kriza ekonomike me të cilën po përballen banoret e Rusisë, si dhe pandemia e cila ka treguar më së miri vështirësitë me të cilat përballet shëndetësia dhe arsimi në Rusi.

Pandemia ka ndikuar që të rritet numri i atyre që mbështesin rritjen e shpenzimeve për shëndetësi, nga 52% sa ishte në vitin 2018, në 65% në vitin 2020. Gjithashtu ka rritje të mbështetjes për rritje të shpenzime edhe në arsim, nga 43% sa ishte në vitin 2018, në 54% në vitin 2020.

Kur këtij hulumtimi i shtohen edhe rezultatet e hulumtimi te Levada Center për përgjysmim të besimit të rusëve tek Putin, nënkuptohet se rusët kanë filluar të kuptojnë që policia dhe ushtria janë armë në duar e Putinit, të cilat ai i shfrytëzon për qëllimet e tij. Të parën e shfrytëzon për të shtypur kundërshtaret brenda Rusisë, ndërsa të dytën për të shtrirë ndikimin e tij tek shtetet e dala nga Bashkimi Sovjetik dhe më gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button