Përhapja e zjarreve, situatë e rëndë në Greqi

Përhapja e zjarreve, situatë e rëndë në Greqi

Zjarrfikësit grekë po luftojnë për të pestën ditë për të shuar zjarret në Greqi. Zjarri ka lënë prapa shumë dëm, duke djegur shtëpi dhe makina në fshatin Fyli dhe duke detyruar banorët të largohen pasi zjarri arriti shumë pranë banesave. Gjithashtu në këtë zonë është raportuar edhe për shtëpi të djegura. “Situata nuk është nën kontroll. Gjithçka tregon se dikush po i shkakton zjarret, por hetimi do të përcaktojë të gjitha detajet”, tha nënkryetari i bashkisë së zonës Fyli në Greqi.

Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët. Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në rajone të tjera të vendit.  Situata pritet të jetë akoma më e vështirë, sidomos në Atikë, gjithashtu flakët ‘kërcënojnë” Parnithën. Mjetet ajrore janë tërhequr dhe forcat tokësore po “luftojnë” për të vënë nën kontroll frontin e zjarrit.

300 zjarre u dogjën në Greqi nga e shtuna deri të martën, duke djegur më shumë se 400,000 hektarë tokë. Ditën e djeshme janë gjetur 26 trupa të djegur në pyllin pranë Dadisë në kufirin grek me Turqinë, në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë që besohet të jenë emigrantë. Trupat e karbonizuar u gjetën në një zonë që përdoret nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian. Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, por këtë vit ato janë përkeqësuar nga moti jashtëzakonisht i nxehtë, i thatë dhe me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me ndryshime klimatike. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button