Perinski dhe Lutkov do të informojnë për arritjet e rezultateve gjatë vitit të kaluar
Perinski dhe Lutkov do të informojnë për arritjet e rezultateve gjatë vitit të kaluar

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në konferenca të ndara për mediat sot do të informojnë për rezultatet në resorët e tyre në 12 muajt e fundit me rastin e njëvjetorit nga formimi i Qeverisë.
“Nën sloganin ‘Ndërtojmë themelet e ndryshimit. Për kohën tënde që vjen’, ministri Perinski do t’i prezantojë aktivitetet dhe projektet të cilat ministria i ka marrë përsipër dhe realizuar gjatë këtij viti”, njofton Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit në njoftimin në konferencën për media të Lutkovit thekson se do të prezantohen rezultatet dhe arritjet e vitit të kaluar.
Konferencat për mediat do të mbahen në Median qendrën e qeverisë – nga ora 10 është llogaridhënia për punën e Perinskit, ndërsa nga ora 12 e ministrit Lutkov.