Perishiç, ende s’ka asnjë propozim zyrtar nga Interi?!

Ivan Perishiç ishte heroi i Interit në finalen e Kupës së Italisë, ku lojtari kroat shënoi dy gola.

Pas ndeshjes, kroati u pyet për kontratën e tij dhe ai dha një përgjigje që nuk lë shije të mirë për skuadrën ‘zikaltër’.

“Nuk di asgjë akoma. Me lojtarët e rëndësishëm, nuk pritet deri në minutën e fundit. Duhet të dish edhe atë”, ka thënë Perishiç.

Kontrata e lojtarit skadon në muajin e ardhshëm dhe ai akoma nuk ka marrë një propozim zyrtar nga Interi.

LEXO EDHE:

Back to top button