Përjashtohet arbitri anglez për gabim në sfidën Arsenal – Bentford

Gjyqtari anglez, Li Mejson nuk do të referoj më në Premier Ligë. 51-vjeçari është larguar nga trupi i arbitrave “PGMOL”, vetëm disa ditë pas gabimit të tij gjatë ndeshjes Arsenal – Brentford, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Mejson, si ndihmës arbitri i videove, nuk ka nxjerrë udhëzimet për të kontrolluar për pozicion jashtë loje në barazimin e Ivan Tonej.

“Dëshirojmë të falënderojmë Li-në për shërbimin e tij të përkushtuar ndaj lojës profesionale dhe t’i urojmë të gjitha më të mirat për të ardhmen”, thuhet në një deklaratë nga “PGMOL”.

Shefi i arbitrave të “PGMOL”, Hauard Veb, kontaktoi Arsenalin për të “pranuar dhe shpjeguar gabimin e rëndësishëm” që ndodhi. Megjithatë, shefi i Topçinjve, Mikel Arteta tha se falja nuk ishte e pranueshme.

“Nuk ishte gabim njerëzor, nuk ishte të kuptove punën tënde. I kushtoi Arsenalit dy pikë që nuk do të rikthehen, kështu që ne do të duhet t’i gjejmë ato dy pikë diku tjetër në ligë.”

Mejson i lindur në Bolton ishte një arbitër i Premier Ligë për 15 vjet, duke mbikëqyrur 287 ndeshje të ligës së lartë./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button