Përkundër reagimeve në opinion, objekti “Park” në Ohër është shembur

Përkundër reagimeve në opinion, objekti i ish restorantit “Park” në Ohër, është shembur javën e kaluar. Aktivistët e sektorit civil e vlerësuan si të vonuar vendimin e Qeverisë, i cili udhëzon komunën t’i ndalojë punimet në këtë lokacion, derisa situata faktike të përcaktohet nga komisioni i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Institucionet kishin një muaj të tërë për të vepruar në kohën e duhur për të parandaluar atë që po ndodh tani. “Ohri SOS” e konsideron nismën e Ministrisë së Kulturës dhe aktivitetet e tjera të Qeverisë jo si kontroll të dëmtimit që i është bërë trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Ohrit, por kontroll i dëmtimit të vlerësimit dhe kapitalit politik të partisë në pushtet- deklaroi Dragana Vellkovska- Ohër SOS.

Sipas paralajmërimeve, një ndërtesë hoteli pritet të ndërtohet në këtë vend tërheqës, megjithëse ndodhet vetëm pesëdhjetë metra larg bregut të liqenit të Ohrit, e cila është zonë e mbrojtur dhe ku nuk guxon të ndërtohet. Sipas aktivistëve, kjo do të jetë një alibi shtesë për vendosjen e rajonit të Ohrit në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s, që është gjithnjë e më e sigurt. Qeveria informon se nga komuna e Ohrit është kërkuar që brenda dy ditësh të dorëzojë informacione mbi vlefshmërinë e lejes së ndërtimit në këtë vend.

Nëse ministrja vërtetë dëshiron të ndihmojë në pjesën e largimit së objekteve, ajo duhet të ndihmojë që të sigurohen 60 milion denarë që po i kërkojmë disa herë. Që të mund t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet për prishjen e gjithçka që vërtetohet me ligj dhe shënohet si ndikim i rëndësishëm i dëmshëm ndaj statusit të liqenit dhe mjedisit, duhen këto fonde që komuna nuk i ka- tha  Konstantin Gjeorgjievski- kryetar i Ohrit.

Kryetari i Strugës Ramiz Merko vazhdon të pretendojë se nuk ka ndërtesa të paligjshme në Strugë dhe se ato nuk e rrezikojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Qeveria një ditë më parë udhëzoi komunat e Ohrit, Strugës dhe Debërcës deri në miratimin e planeve të reja urbanistike që do të harmonizohen me Planin e menaxhimit, ndërtimi i objekteve, të bëhet duke treguar kushtet mbrojtjeje dhe konservuese dhe detyrimisht të veprohet sipas udhëzimeve të Planit të menaxhimit të trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button