Përleshje e armatosur në Çarshi të Shkupit
Përleshje e armatosur në Çarshi të Shkupit

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Çarshinë e Vjetër në Shkup.
Sipas informacioneve jozyrtare, vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00.
Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.
Nga MPB-ja për momentin vetëm konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit.
Lajmi në përditësim…
Një përleshje e armatosur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Çarshi të Shkupit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, ndërsa për motivet e vrasjes akoma nuk dihet. Në rrethana jo zyrtare flitet për persona të vrarë dhe të plagosur, por policia akoma nuk ka dal me një version zyrtarë. /Alsat.mk