Përmbyset anija pranë ishullit Rodos në Greqi, tetë imigrant humbin jetën

Përmbyset anija pranë ishullit Rodos në Greqi, tetë imigrant humbin jetën

Tetë imigrantë janë mbytur pranë ishullit Rodos në Greqi, pasi anija e shpejtë me të cilën po lundronin u përmbys, thanë autoritetet greke. Roja bregdetare tha se incidenti ndodhi pasi anija e shpejtë bëri “lëvizje të rrezikshme” në përpjekje për t’i ikur një anijeje patrulluese, duke i hedhur imigrantët në ujë. Autoritetet greke thanë se 18 imigrantë të tjerë u shpëtuan dhe se kërkimet për shpëtimin e imigrantëve të tjerë janë duke vazhduar. Nuk është e qartë se sa imigrantë po barte anija kur u përmbys. Rodosi, njëri nga disa ishujt e mëdhenj grekë, që shtrihet pranë bregdetit të Turqisë, është rrugë e dendur për trafikim me imigrantë në lindje të Detit Mesdhe. Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës me imigrantë në këtë ishull këtë javë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button