Përmbyset varka me turistë në Indi, të paktën 21 të vdekur

Përmbyset varka me turistë në Indi, të paktën 21 të vdekur

Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi një varkë turistike u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë. Numri i të vdekurve mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vijojnë ende. Numri i tepërt shkaktoi përmbysjen e varkës dykatëshe thanë autoritetet vendase për Reuters.

Varka thuhet se mbante rreth 50 persona ose dyfishi i kapacitetit të saj kur u përmbys mbrëmjen e së dielës. Shumë pasagjerë u bllokuan nën varkë dhe errësira pengoi përpjekjet e shpëtimit, sipas asaj që kanë raportuar mediat lokale. Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë që ishin në ekskursion.

Të paktën katër persona që u dërguan në spital janë në gjendje kritike. Shumë nga pasagjerët nuk kishin veshur jelek shpëtimi në momentin e incidentit, thanë të mbijetuarit për mediat lokale./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button