Përmbytet Italia, qytetarët ngjiten nëpër pemë për të shpëtuar nga uji i vrullshëm

Përmbytet Italia, qytetarët ngjiten nëpër pemë për të shpëtuar nga uji i vrullshëm

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga moti i keq që goditi mbrëmë Italinë qendrore, duke përmbytur rrugë dhe shtëpi, raportojnë mediet vendase.

Ndërkohë 50 persona janë lënduar dhe 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur si paosjë e reshjeve të dendura.

“Nuk dihet ende fati i katër të zhdukurve”, shkrujanë mediet vendase.

Ndërsa bëhet me dije se midis të zhdukurve është edhe një i mitur, 8-vjeçar, i cili ndodhej bashkë me nënën e tij në makinë kur rryma e fortë e ujit mori para makinën. Nëna u shpëtuanga zjarrfikësit, por jo fëmijën, të cilin e rrëmbeu rryma e fortë e ujit të rrëmbyeshëm.

Rajoni më i goditur nga moti i keq është provinca e Ankonës, port në bregun e Adriatikut.

LEXO EDHE:

Back to top button