Përmbytje në Petrën e lashtë, 1700 turistë evakuohen

Shirat e dendur që goditën rajonin rreth këtij qyteti antik shkaktuan një përmbytje, pas së cilës autoritetet lokale u detyruan të evakuonin të gjithë të pranishmit.

Qyteti antik i Petrës në Jordani është një nga vendet më të famshme arkeologjike në botë. Ka qenë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1985 kur u cilësua si “i çmuar”. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se ky qytet është goditur nga përmbytje të mëdha disa herë gjatë shekujve – të cilat jo vetëm që i kanë dhënë formë historisë, por edhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në peizazhin përreth.

Pas zbulimit të Petrës në botën perëndimore në 1812, u regjistruan disa përmbytje shkatërruese, më e famshmja prej të cilave ishte ajo e vitit 1963. Gjegjësisht, atëherë vdiqën 22 turistë nga Franca dhe një guidë turistike vendase. Menjëherë pas kësaj, u morën të gjitha masat paraprake për të parandaluar ngjarje të tilla fatkeqe në të ardhmen, dhe që nga viti 2014 është instaluar një sistem alarmi.

LEXO EDHE:

Back to top button