Përmbytje të shumta në disa rajone të Italisë, shumë persona mbeten të izoluar
Përmbytje të shumta në disa rajone të Italisë, shumë persona mbeten të izoluar

Shtrëngatat dhe përmbytjet kanë kapluar rajonin e Lombardisë në Itali. Në rajonin e Piemonte dhe Bussoleno, dhjetëra banorë janë izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujërave. Moti i keq ka shembur ura, përmbytur shtëpi, ka bllokuar makina të shumta, e ka vënë në rrezik pemë të shumta. Mbrojtja civile ka lëshuar alarm portokalli në vend. Stuhitë e dhunshme dhe erërat e forta kanë sjellë vonesa dhe zëvendësime në transport. Disa nga trenat janë devijuar dhe zëvendësuar me autobusë për shkak të tuneleve të përmbytura. Disa lija metrosh nuk funksionojnë. Në të njëjtën kohë, në zonat e rajonit Valle D’Aosta, në kufi me Francën, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të ujësjellësit. Në 25 orët e fundit, reshjet kanë arritur më shumë se 15 centimetra dhe temperaturat janë ulur deri në 19 gradë. /Alsat.mk