Përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave

Përmbytjet e mëdha në provincën Henan të Kinës qendrore kanë prekur 3 milionë njerëz dhe kanë lënë së paku 33 të vdekur. Reshjet e rrëmbyeshme kanë derdhur shiun e një viti brenda tre ditësh në qytetin Zhengzhou. Përmbytjet kanë shkaktuar valë të mëdha uji nëpër rrugë, tunele dhe sistem të metrosë. Shirat janë duke vazhduar edhe sot, duke i penguar operacionet e shpëtimit dhe pastrimit. Pamjet nga Zhengzhou kanë treguar njerëz të bllokuar brenda trenave të metrosë, me ujë deri në qafë. Qindra prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit. Kjo është një periudhë e zakonshme me shi në Kinë dhe përmbytjet ndodhin çdo vit. Por, shkencëtarët kinezë thonë se ngrohja globale e ka bërë situatën më të rrezikshme dhe paralajmërojnë se moti ekstrem mund të bëhet më i shpeshtë në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button