Përmbytjet në Spanjë, raportohet për të paktën 51 viktima

Përmbytjet në Spanjë, raportohet për të paktën 51 viktima

Të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet. Shirat e rrëmbyeshëm bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten.  Shefi rajonal i Valencias, tha se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme. Shërbimet emergjente në rajon u bënë thirrje qytetarëve ta shmangin udhëtimin rrugëve dhe u kërkuan t’i përcjellin përditësimet shtesë nga burimet zyrtare. Instituti Meteorologjik i Spanjës, shpalli alarm të kuq në Valencia. Transporti me tren në qytetet Madrid dhe Barcelonë është anuluar për shkak të vërshimeve, ndërsa shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të goditura. Shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore në rajon po shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike. Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila e rrit avullimin e ujit, bën që shirat e rrëmbyeshëm të jenë shumë më të fuqishëm.

“E dimë që është rëndë, por apelojmë për durim. Arritja në disa zona është plotësisht e pamundur. Sepse nëse shërbimet emergjente nuk kanë mbërritur në disa vende, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes. Qytetarët të vazhdojnë të kërkojnë strehim në pjesë më të larta për shkak te nivelit të lartë të ujit. Kemi marrë më shumë se 10 mijë thirrje dhe fatkeqësisht kemi dhe viktima”, deklaroi Karlos Mazon, Shefi rajonal i Valencias. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button