Përmbytjet në Texas/ Shtëpia e Bardhë: Trump do të vizitojë zonat e prekura gjatë javës

Përmbytjet në Texas/ Shtëpia e Bardhë: Trump do të vizitojë zonat e prekura gjatë javës

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për shtyp konfirmoi se numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas ka shkuar në 91.

Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump do të vizitojë Teksasin gjatë javës.

“Situata në terren mbetet e rrezikshme dhe pritet që reshje të tjera të dendura të sjellin kërcënime shtesë për sigurinë publike,” tha Leavitt.

Leavitt shtoi se Trump përgjatë udhëtimin do të respektojë kompetencat e autoriteteve vendore.

“Nuk duam të ndërhyjmë në përpjekjet e autoriteteve në vend,” shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button