Përparësitë e metodës bashkëkohore të intervenimit të venave varikoze, flet Gazmend Elezi
Përparësitë e metodës bashkëkohore të intervenimit të venave varikoze, flet Gazmend Elezi

Kirurgu Gazmend Elezi nga Kërçova për çdo ditë përballet me intervenime të venave varikoze, mirëpo sipas tij metoda bashkëkohore e venave verikoze ka shumë përparësi në krahasim me metodën klasike e cila është më e gjatë për rikuperim.
Përparësitë e metodës bashkëkohore të intervenimit të venave varikoze sipas tij janë:
1. Është jo invazive dhe procedurë pa dhimbje;
2. Intervenohet me anestezi lokale;
3. Kohëzgjatja e intervenimit është 20 minuta;
4. Pa komplikime (dhimbje pas intervenimit);
5. Disa orë pas intervenimit pacienti lëshohet në shtëpi, për dallim nga metoda e operimit që duhej të qëndronin në spital për 7 ditë.;
6. Pacienti pas 2-3 ditëve kthehet në jetën shoqërore.