Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë
Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë

Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe qëllimi është të çpohet një bllok akulli në rreth 2750 m dhe qëllimi është të gjenden shtresa të krijuara rreth 1.5 mln vite me parë, për të studjuar historinë e Klimës në Tokë.
Prej vitesh tashmë që një ekip shkencëtarësh përpiqen të çpojnë këtë akullnajë që arrin në 4.9 km e thellë dhe ndodhet në Polin e Jugut.
Këto akullnaja konsiderohen Makina Kohe, dhe kanë informacione të shumta pasi në brendësi përmbajnë ajër dhe elemente të mbetur aty kur është formuar, duke hedhur dritë mbi atmosferën dhe përbërjen e saj në të kaluarën, por edhe të dhëna mbi klimën dhe ndryshimet e saj në kohë.
Projekti ndërkombëtar financohet nga KE dhe i pari ndër projektet, Epica, arriti të merrte akull të krijuar 800 mijë vite më parë.