Përplasen 25 makina në Torino, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A32 Torino-Bardonecchia për shkak të rrugës së ngrirë dhe kushteve atmosferike. Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur e 1 person të vdekur. Për momentin autostrada A32 është mbyllur në drejtim të Bardonecchia.

“Është e tmerrshme, është një ferr,” përsërit një burrë teka endet mes makinave për të shpëtuar shoferët e automjeteve .

Imazhet e para të shpërndara në rrjete sociale tregojnë panik dhe frikë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen tashmë në vendngjarje.

LEXO EDHE:

Back to top button