Përplasen dy trena në Indi, të paktën 13 viktima dhe 50 të plagosur
Përplasen dy trena në Indi, të paktën 13 viktima dhe 50 të plagosur

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe rreth 50 janë plagosur pasi dy trena u përplasën të dielën në shtetin jugor të Indisë Andhra Pradesh.
Përplasja ndodhi në rrethin Vizianagaram mbrëmjen e së dielës. Njëri prej tenaave kishte ndaluar në shina për shkak të një defekti, kur treni i dytë që udhëtonte midis Visakhapatnam dhe Rayagada u përplas pas tij, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Qindra ambulanca, mjekë, infermierë dhe personel shpëtimi u dërguan në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët dhe për të nxjerrë trupat.
33 trena janë anuluar dhe 22 të tjerë janë devijuar pas aksidentit. Zyrtarët e hekurudhave presin që binarët e prekur të pastrohen që qarkullimi të rifillojë deri të hënën në mbrëmje.
Zyra e shefit të ministrit të Andhra Pradesh, YS Jagan Mohan Reddy tha se ai do të vizitonte vendin e aksidentit të hënën. Ministri ka paralajmëruar edhe dëmshpërblim financiar për viktimat.
India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë me miliona pasagjerë që e përdorin atë çdo ditë, por një pjesë e madhe e infrastrukturës hekurudhore duhet të përmirësohet sipas CNN.
Aksidenti i së dielës vjen vetëm disa muaj pas një përplasjeje shkatërruese që përfshiu tre trena.